“Jo më luftë” – Papa Leo XIV bën thirrje për paqe në Gaza dhe Ukrainë

Papa Leo XIV ka kërkuar menjëherë armëpushim në Gaza gjatë bekimit të tij të parë të së dielës në mesditë si papë.

“Jam thellësisht i trishtuar për atë që po ndodh në Rripin e Gazës. Të ndalet lufta menjëherë,” tha Papa Leo përpara rreth 100,000 besimtarëve.

Ai u bëri thirrje edhe fuqive të mëdha botërore, duke përsëritur thirrjen e njohur: “Kurrë më luftë.” Bekimi i tij përfshiu gjithashtu një apel për paqe në Ukrainë. /mesazhi