Joe Biden, president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Një gjë tashmë duket se është krejt e sigurt, Joe Biden është president i ri i SHBA-ve.

Fitorja e Biden në zgjedhjet presidenciale, përveç nga CNN është projektuar edhe nga të gjitha mediat e amerikane dhe ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Biden do të jetë presidenti i 46-të në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fitorja e tij vjen pas triumfit që ai pati në Pensylvania, e cila ka 20 vota në Kolegjin Elektoral.

Me këtë, Biden ka arritur në kuotën e 273 votave në Kolegjin Elektoral, nga 270 sa i duheshin për të fituar.