Johnson: Ajo që ndodhi në Holandë është shumë dëshpëruese

“Ne shpresojmë që kjo gjë të zgjidhet mes dy vendeve sa më parë”

LONDËR (AA) – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, në lidhje me skandalin diplomatik të ndodhur në Holandë, është shprehur: “Për mendimin tim është shumë dëshpëruese. Dy vendet janë anëtare të NATO-s dhe miqtë tanë të mëdhenj”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një dalje televizive për gazetarin Robert Peston në ITV, Johnson ka bërë komente për skandalin diplomatik të ndodhur në Holandë.

“Për mendimin tim është shumë dëshpëruese ajo që ka ndodhur. Të dy janë anëtarë të NATO-s dhe miq të mëdhenj tanët. Tani më telefonoi homologu im turk, Mevlüt Çavuşoğlu. I thash që nëse dëshironte të vinte të hanim bashkë një drekë, atë nuk mund ta ndalojë dot askush. Ne shpresojmë që kjo gjë të zgjidhet mes dy vendeve sa më parë”, është shprehur ai./AA/