Jordania anulon samitin me Biden dhe liderët arabë në Aman

Jordania ka anuluar një samit që do të priste në Aman të mërkurën me presidentin amerikan Biden dhe liderët egjiptianë dhe palestinezë për të diskutuar situatën në Gaza.

Njoftimi erdhi pasi qindra civilë u vranë në një sulm ajror në një spital në Gaza.

“Nuk ka kuptim të flasim tani për asgjë përveç ndalimit të luftës”, tha ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi.

Biden pritej të takohej me liderët arabë pas një vizite solidariteti në Izrael. Ai u largua nga Uashingtoni, DC herët të mërkurën. Çfarë mund të arrijë ai pas sulmit vdekjeprurës në spital është e paqartë. /mesazhi