Ishte ulur, si gjithmonë, kur ai iu afrua duke i thënë:”Urdhëroni kafenë zonjushë!”
Duke i buzëqeshur ia ktheu:”Faleminderit!”
Pa u larguar, i tha:”Më ndjeni, por ky është filxhani i tretë i kafesë që u sjell dhe ju s’keni pirë asnjërin!
Iu përgjigj:”Po, sepse unë nuk e pi kafenë.
– Atëherë përse e kërkoni?!
– Sepse… Po juve, ç’ju duhet?
– Epo unë punoj kamarier në këtë kafene, por vazhdoj dhe studimet në të njëjtin universitet ku studioni dhe ju… Besoj se as që e keni vënë re këtë, megjithatë, unë u vëzhgoj gjithë kohës!
– Çfarë?!
– Të them të drejtën, kam vënë re që jeni paksa e çuditshme, me humor të luhatur, herë ju shoh të qeshni me veten krejt befas, e herë të tjera të trishtuar… Vij çdo ditë në punë dhe, të jem i sinqertë, e kam dashuruar si punë për shkakun tënd… Ti nuk e di, por kam bërë sherr me këdo që është orvatur të tallet e të të ironizojë.
– Çfarë?!
– Po, unë nuk ndihem i qetë veçse kur të shoh çdo ditë. Më ndjeni zonjushë, realisht ju kërkoj falje!
– Falje për çfarë?!
– Që ju ndjek pra dhe ju vëzhgoj çdo ditë.
– Aha, ok… le t’i kthehemi temës tonë!
– Në fakt s’kishim ndonjë temë.
– Sigurisht që po, a nuk më pyete përse porosis kafe dhe nuk e pi?!
– Ah, po, vërtet.
– Epo, ja që dhe unë, vij këtu dhe porosis kafenë vetëm që të të shoh ty.
Perktheu: Elmaz Fida
Ps: Ju që rrini vetëm në kafene, u zbuluat tashmë 🙂