Ballina Lajmet Kosovë Julius von Bone emërohet kryembrojtës i Salih Mustafës

Julius von Bone emërohet kryembrojtës i Salih Mustafës

Dhomat e Specializuara, kanë njoftuar se Julius von Bone, është emëruar si kryembrojtës i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Përmes një njoftimi, thuhet se von Bone e ka përfaqësuar Mustafën gjatë fazave të gjykimit dhe apelit.

Fillimisht “Cali” ishte dënuar me 26 vjet burgim, por që më pas Apeli i Speciales, ia ka ulur dënimin atij në 22 vjet.