Juventus e nis me fitore ndaj Cagliari, Ronaldo shënon het trik

Juventus e ka nisur për mrekulli vitin e ri kalendarik, 2020.

Juventus ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të luajtur në 2020, duke mposhtur Cagliarin me rezultat 4:0, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A, shkruan lajmi.net.

Më i miri i këtij takimi ishte portugezi Cristiano Ronaldo, i cili gjeti tri herë rrugën e golit, për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij.

Fillimisht, Ronaldo shënoi në minutën e 49′, për të zhbllokuar rezultatin dhe për të thyer mbrojtjen e Cagliari.

Goli i dytë i portugezit erdhi në minutën e 67′, kur ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Argjentinasi Gonzalo Higuain trefishoi epërsinë e Juventus, kur tundi rrjetën në minutën e 81′, kurse vetëm një minutë më vonë, Ronaldo shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për Juventus.

Me këtë fitore, Juve numëron 45 pikë, në krye të tabelës së Serie A, kurse Cagliari mbetet me 29 pikë në pozitën e gjashtë