Juventus mposht Malmon, Chelsea Zenitin

Juventus ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Malmos, derisa Chelsea ka arkëtuar pikët e plota ndaj Zeniti.

“Zonja e Vjetër” arriti të shënoi fitoren e parë duke mposhtur Malmon me rezultat 0 – 3, shkruan lajmi.net.

Alex Sandro pas asistimit të Bentacur zhbllokoi rezultatin (23′).

Paulo Dybala në mënyrë fenomenale realizoi nga penalltia për të dyfishuar epërsinë (45′).

Kurse, pas vetëm një minutë, Alvaro Morata trefishoi epërsinë (45+1).

Në pjesën e dytë, Juventus kishte edhe disa raste të tjera, por nuk ia doli t’i konkretizojë, kësisoj takimi u mbyll me rezultatin 0-3.

Me këtë fitore, Juvenuts është lider në grupin H me tre pikë, aq sa ka edhe Chelsea, derisa Malmo renditët në fund pa pikë.

Ndërkohë, Chelsea me rezultat minimal ka arritur të fitojë ndaj Zenitit.

“Blutë” e Londrës dominuan gjithë ndeshjen, por gjetën rrugën drejt golit vetëm një herë.

Ishte Romelu Lukaku që realizoi golin e vetëm pas një asistimi të Cesar Azpilicueta (69′).

Chelsea renditët në pozitën e dytë në tabelë me tre pikë, aq sa ka lideri Juventus, por me golaverazhë më të mirë.