Juventus në finale të Kupës së Italisë

Juventus ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Italisë, duke u mjaftuar me një barazim pa gola 0-0 në ‘Allianz Stadium’ kundër Milanit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Ndeshja e parë në ‘San Siro’, e zhvilluar muaj më parë, kishte përfunduar 1:1.

Juventus e nisi më mirë ndeshjen, duke pasur dominim të plotë.

Në minutën e 15′, Zonja e Vjetër fitoi një penallti, por Cristiano Ronaldo nuk arriti ta shndërronte në gol, me goditjen e tij që qëlloi shtyllën.

Një minutë më vonë, për Milanin gjërat u bënë edhe më të vështira, kur Ante Rebic u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër ndaj Danilos.

Edhe pse me një lojtar më shumë në fushë, Juventus nuk arriti të gjente golin, por u mjaftua edhe me rezultat 0-0, për të siguruar finalen e Kupës së Italisë për sezonin 2019/2020.

Në finale, Juventus do të takohet me fituesin e sfidës Napoli – Inter.