Juventusi i kthehet fitoreve, Atalanta futet në zonën Champions

Skuadra e Juventusit i është rikthyer fitoreve pas katër ndeshjeve në Serie A.

”Zonja e Vjetër” mposhti Leccen në “Allianz Stadium” me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Leandro Paredes i dha epërsinë Juventusit me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 15-të.

Lecce arriti të barazonte rezultatin në minutën e 35-të me Assan Ceesay i cili shënoi nga penalltia. Gëzimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta pasi Vlahovic riktheu epërsin e bardhëzinjëve.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Juventusi mori tre pikë nga kjo përballje.

Juventusi me këtë fitore ka marrë përkohësisht vendin e dytë në tabelë me 63 pikë, ndërsa Lecce renditet në vendin e 16-të me 31 pikë.

Fitore të madhe ka marrë edhe skuadra e Atalantas e cila mposhti në shtëpi Spezian me rezultat 3-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Emmanuel Gyasi në minutën e 18-të.

Në vazhdim Atalanta shënoi tre golat e radhës me De Roon ’32, Zappacosta ’48 dhe Muriel në minutën e 54-të.

Deri në fund Spezia arriti ta ngushtonte rezultatin me Bourabia në minutën e 64-të.

Kjo fitore i ka mundësuar Atalantas të futet përkohësisht në zonën Champios duke u renditur në vendin e katërt me 58 pikë, duke lënë prapa Interin, Milanin dhe Romën me nga 57 pikë.

Në anën tjetër Spezia renditet në vendin e 17-të me 27 pikë.