Juventusi interesohet për Sterlingun

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Raheem Sterling, bën të ditur “Tuttosport” të mërkurën. Sterling pritet të largohet nga Chelsea, pasi klubi londinez e ka nxjerrë në shitje pas transferimit të Mykhaylo Mudrykut.

Sterling te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe ekipi italian do ta tentojë transferimin e tij në fund të sezonit.

28-vjeçari iu bashkua Chelseat para fillimit të këtij sezoni nga Manchester City për 60 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në verën e vitit 2027.