Klubi italian ka nisur bisedimet me lojtarin uellsian.
Aaron Ramsey nuk ka vazhduar kontratën me Arsenalin dhe do të largohet nga Anglia.
Për reprezentuesin e Uellsit ka interesim të madh nga skuadra të ndryshme evropiane me në krye Juventusin.
Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici ka konfirmuar që kampionët e Italisë janë duke e vëzhguar situatën e lojtarit, i cili deri më tani nuk ka dashur të vazhdojë me Topçinjtë.
“Ramsey është një lojtar shumë i mirë të cilin ne e pëlqejmë”, ka theksuar ai.
“Kontrata e tij do të skadojë dhe ne tashmë jemi të vetëdijshëm për situatën e Ramseyt”.
“E përsëris që Ramsey është një lojtar i Arsenalit dhe ne nuk jemi ekipi i vetëm që e kërkon atë”, ka theksuar ai.







