Juventusi mposht Lazion, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi është kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Italisë.

Bardhëzinjët sonte mposhtën skuadrën e Lazios në ”Alianz stadium, me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar mbrojtësi brazilian Bremer, në minutën e 44-të.

Në gjysëmfinale Juventusi do të përballet me rivalin e përbëtuar, skuadrën e Interit.