Juventusi triumfon ndaj Chelseas dhe merr kreun e Grupit H

Skuadra italiane ka arritur një fitore tejet të rëndësishme.

Juventusi ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Chelseas, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u kategorizuar me raste nga të dyja skuadrat, me mysafirët që kishin posedimin e topit.

Rastin më të mire në 45 minutat e parë e pati Federico Chiesa në min e 20’, megjithatë goditja e tij shkoi ngjjitur me shtyllën.

Pavarësisht rasteve nga dyja ekipet, pjesa e parë u mbyll 0-0.

“Zonja e Vjetër”, e nisi furishëm pjesën e dytë duke shënuar pas vetëm 10 sekondave lojë në këtë periudhë.

Pas disa kombinimeve të bukura ishte Federico Chiesa që shënoi në min e 46’.

Në vazhdim “The Blues” morrën sërish iniciativën në tentim të barazimit të rezultatit.

Por, ‘Bianconerët’ ishin të forte në mbrojtje dhe arritën të ruajnë epërsinë deri në fund për të shënuar fitore 1-0.

Me këtë triumf tani Juventusi ka gjashtë pike dhe ndodhet në vendin e parë të grupit H, ndërsa Chelsea mbetet e dyta me tre pike.