Ka shkuar në 52 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza

Ka shkuar në 52 numri i palestinezëve të vrarë sot në Gaza dhe më shumë se 2,410 të tjerë u plagosën ndërsa ushtria izraelite sulmoi protestuesit me armë zjarri.

Demonstratat, që përkojnë me protestat kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, janë pjesë e një proteste javore që bën thirrje për të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në zonat ku ishin dëbuar nga viti 1948.

Që nga protesta të filluara më 30 mars, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 90 palestinezë në enklavën bregdetare dhe plagosën afër 10,500 njerëz.

Protesta vjen përpara komemorimeve vjetore të Nakba, ose “katastrofës”, kur shteti i Izraelit u themelua më 15 maj 1948, në një fushatë të dhunshme që çoi në dëbimin e qindra mijëra palestinezëve nga fshatrat e tyre.