Ballina Lajmet Kosovë Kadri Veseli, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Kandidat i koalicionit PAN për kryetar të kuvendit të Kosovës, do të jetë sërish kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili edhe në legjislaturën e kaluar ka udhëhequr organin më të lartë të shtetit.

Këtë e konfirmoi nënkryetari i partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti, i cili ka thënë në RTK se shpejtë do të fillojë edhe “procesi i zgjedhjes së organeve të shtetit”.

“Me kushtetutën e Kosovës është e përcaktuar si shkon procedura. PDK-ja i ka bërë përgatitjet edhe me koalicioni (me AAK-në e Nismën). Kandidati ynë për kryeministër është Ramush Haradinaj. Veseli dhe Haradinaj i kanë numrat brenda sallës së Kuvendit të Kosovës”, tha Hoti.

Sipas tij, nëse do të votonin Qeverinë e koalicionit PDK-AAK-NISMA, “opozita nuk do të gabonte”. Ndërsa, ka shtuar se minoritetet do të jenë pjesë e inoistucioneve.