Kadri Veseli refuzon të flasë rreth takimit

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka refuzuar të flasë rreth takimit me zyrtarin e lartë amerikan David Hale, njofton Klan Kosova.

Pas takimit të Hale me liderët shtetërorë, Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradianj dhe Kryeparlamentari Veseli, u mblodhën në një restorant në Prishtinë.

Pas daljes nga aty, Veseli nuk komentoi asgjë veçse paralajmëroi konferencë për media gjatë ditës.