Kalendari i Omerit r.a. apo Papa Gregorit?!

Hoxhë Halil Avdulli

Shumicën e organizimeve tona të jetës i bëjmë me kalendarin e zgjedhur nga Papa Gregor XIII, përveç Ramazanit dhe disa netëve të mëdha. Për pasojë shpesh edhe nuk e dijmë në cilin vit apo muaj të Hixhrit jemi!

A thua pse?
Sepse një kalendar nuk bëhet program i jetës me ligjerata, postime, divergjenca medh-hebore apo edhe me përkujtime të Hixhretit, pa prodhuar civilizim të bazuar në vlerat për të cilat migroi i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij, dhe me kalimin e kohës bënë hapin më të madh civilizues në histori…

Të jesh krenar për atë që prodhon pa më të voglen ndjenje të infrioritetit, të jesh i sigurt që fitorja jo domosdoshmërisht bëhet me armë, sa bëhet edhe me një qytetrim bazuar në vlera universale islame të përshtatshme për gjithë njerëzit… pavarësisht ngjyrave apo vendndodhjes së tyre, vetëm atëherë ne dhe bota do të përdornim kalendarin që zgjodhi Omeri r.a..

Nga: Halil Avdulli