Kam shumë shokë e pak vëllezër!

Po mundohem të mos zgjatem e të hyj direkt në temë.
Mendimi i filozofit Aristotel na jep një pikënisje të mirë për çdo diskutim rreth miqësisë, pasi ai identifikoi tre lloje të miqësive: miqtë e përfitimit, miqtë e kënaqësisë dhe miqtë e së mirës.
Disa miqësi mund të mbeten në të njëjtën kategori për një kohë të pacaktuar, për sa kohë që i përshtaten nevojave të personave të përfshirë në këtë miqësi.
Për shembull, shumë prej nesh kanë shokë pune, të ashtuquajtur kolegë (kjo korrespondon me konceptin e Aristotelit për “miqtë e dobisë”), dhe ajo që na lidh me ta së pari është puna, dhe pse i quajmë miq, ne jemi aq të “kënaqur” me këto miqësi, saqë në shumë raste mund të mos dëshirojmë të kalojmë kohë me ta jashtë punës.
Ndërsa miqësi të tjera lindin sepse ne duam dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit, të cilën Aristoteli i quan “miq të kënaqësisë”. Disa marrëdhënie miqësore rriten nga miqësi të rastësishme, dhe shndërrohen në miqësi intime, ato që Aristoteli i quajti “miq të mirë”.
Por miqësia pëson ndryshime deri në drastike, ka edhe miqësi që fillojnë mbarë mes njerëzve që konsiderohen miq të mirë ose të ngushtë, por me kalimin e kohës ato fillojnë të largohen nga njëri-tjetri. Me fjalë të tjera, miqësitë evolojnë dhe ndryshojnë, për shumë arsye.
Lloji i miqësisë që ndërtojmë me të tjerët varet nga natyra e njerëzve të përfshirë, nga niveli i pritshmërive dhe nevojave, si edhe nga sasia e kohës dhe përpjekjes që individët e përfshirë janë të gatshëm të investojnë për të ushqyer miqësinë dhe për ta mbajtur e rritur atë.

Si ti njohim natyrat e miqve?

Kur jemi në dilema zbulohet poshtërsia, në grindje zbulohet origjinaliteti i mendimeve, në gjykim zbulohet morali i rremë, te paraja zbulohet devotshmëria, te prestigji zbulohet bujaria në gjenezë dhe në fatkeqësi zbulohet sinqeriteti i vëllazërisë.
Kurse sipas Mustafa Mahmud, një mendimtar islam nga egjipti, i cili thotë:
“Mos e bëj ortak xhelozin, mos e pyet ziliqarin, mos qëndro pranë injorantit, mos e bën vëlla të pasinqertin, mos e bën shok koprracin dhe mos ia trego sekretet tua askujt”

Çfarë është miqësia?

Në gjuhën frënge është “frère” vjen nga fredre/frater do të thotë vëlla (murg). Kurse në gjuhën shqipe fjala shok ka prejardhjen nga rrënja e njëjtë me gjuhët e tjera indo-europiane “sok/sek” që do të thotë të ndjekësh, të ndash, të bashkëndash diçka.
Miqësia është një marrëdhënie që lidh njerëzit që ndajnë sjellje apo vlera të caktuara, një ndjenjë intimiteti ose ndjenja respekti dhe afërsie me njëri-tjetrin.
Miqtë janë të lidhur me tipare të tilla si harmonia, respekti, mirëkuptimi dhe afërsia. Një mik ka shumë karakteristika, por zakonisht atë që e ndjeni si vëlla ai është shoku juaj, dhe është dikush që ju pëlqen dhe të cilit ju i besoni, i cili ju mbështet në kohën kur keni më shumë nevojë, ju inkurajon të përpiqeni të arrini qëllimet tuaja! Miqtë janë aq të rëndësishëm sa fjalori i zhargonit në internet (anglisht) përmban 139 sinonime për miqësinë.
Por duhet të kemi parasysh se miqësia ndryshon.. Sepse nëse një miqësi tejkalohet ajo shndërrohet në dashuri. Nëse rritet edhe më shumë nga shok të mire dhe nga shoqëri e fortë shndërrohet në vëllazëri..
Miqësitë ne i krijojmë për një sërë arsyesh, duke përfshirë ato historike si siguria personale dhe mbijetesa, por miqësitë u shërbejnë edhe qëllimeve të tjera të rëndësishme, si përfshirja sociale dhe ndjenja e identitetit dhe përkatësisë.
Sociologu austro-amerikan Peter Blau (1918-2002) përshkroi se si njerëzit zgjedhin midis opsioneve për miqësi të mundshme duke renditur përvojat e pritshme të secilës lidhje të mundshme, dhe më pas duke zgjedhur më të mirën prej tyre. Në veçanti, Blau besonte se forca kryesore që i tërheq njerëzit është ajo që ai e quajti tërheqje sociale, e cila përcaktohet nga shpërblimet e mundshme (si të brendshme ashtu edhe të jashtme) që mund të fitohen nga miqtë e mundshëm. Kështu gjëra të tilla si shpërblimet e mundshme, pranimi shoqëror, pikëpamjet dhe pritshmëritë e përbashkëta për jetën, dashurinë dhe kënaqësinë e tërheqjes shoqërore, të gjitha luajnë një rol qendror në formimin e miqësive.

Ndërsa reflektoj, unë them:

Kam shumë miq e pak vëllezër.
Ai që nuk ka vëllezër, nuk ka familje.
Ai që nuk bën për vëllain, nuk ka asnjë të mirë në të.
Vëlla apo shok i dashur është ai që kur të takohesh , bisedon me të e ndjen veten rehat!
E shok-vëlla sipas imam Shafiut është ai person që kur flet me të ndihesh rehat, ndjehesh njësoj sikur po flet me veten, ngase atë bisedë se mer vesh askush tjetër.

Dikush nga selefi tha:
“E pash një vëlla (shok) timin në ëndërr pas vdekjes së tij, dhe i thashë: “A ju arrin juve lutja e të gjallëve?”
Ai tha: ” Pasha Allahun, valon sikurse drita, pastaj ne e veshim atë.”
Omeri Allahu qoftë i knaqur me të thoshte:
“Ndodh të kesh një shok si vëlla që as nëna nuk ta ka lindur.”
Të kesh një shok si vëlla për hir të Allahut, është vërtet një dhuratë nga Allahu per ty”.
Do të ju vijë njerëzve një kohë ku nga gjërat më te rralla në atë kohë do te jenë një shok i vërtetë si vëlla, një pare e fituar hallall dhe veprimi i diçkaje nga sunneti.”
Imam Evzaiu (Allahu e mëshiroftë)

NJË VËLLA ËSHTË NJË SHOK QË ZOTI ZGJEDH PËR TY, NDËRSA NJË SHOK ËSHTË NJË VËLLA QË ZEMRA ZGJEDH PËR TY”!

Nga: Hasan Baftijari