Kamerun– Serbi mbyllet baras, grupi mbetet i hapur

Ka përfunduar ndeshja në mes Kamerunit dhe Serbisë.

Ndeshja e dytë e grupit G në mes Kamerunit dhe Serbisë u mbyll baras, 3:3, shkruan lajmi.net.

Ndeshja filloi më mirë për serbët, pasi ishin kërkues për golin.

Por, në avantazh kaluan kamerunasit.

Po zhvillohej minuta 29` kur Castelleto i dha epërsinë Kamerunit.

Mirëpo serbët u rikthyen në lojë duke shënuar fillimisht golin e barazimit, më pas të epërsisë.

Fillimisht Pavlovic dhe më pas Savic, shënuan në minutat shtesë.

Edhe pjesën e dytë serbët e nisën më mire, duke shënuar edhe golin e tretë.

Në minutën e 53` ishte Mitrovic që çoi rezultatin në 3:1.

Kjo nuk ndikoi që Kameruni të ndalen, ata madje arritën të barazojnë shifrat.

Fillimisht ishte Auboubakar në minutën e 64` që ngushtoi rezultatin.

Për të barazuar shifrat u përkujdes ylli I Bayernit, Choupo-Moting pasi shënoi dy minuta më vonë.

Më këtë barazim Kameruni pozicionohet në vendin e tretë me një pikë.

Kurse, serbët kanë gjithashtu një pikë, në pozitën e katërt dhe grupi mbetet i hapur.