Kanadaja po premton 200 milionë dollarë kanadezë (143 milionë dollarë) fonde për të blerë pajisje ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes, David McGuinty, transmeton Anadolu.
Njoftimi vjen pas një plani të hartuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe NATO sipas Listës së Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL) dhe do të përqendrohet në pajisjet kritike të nevojshme nga vendi i rrethuar “për të ndaluar Rusinë pushtuese”.
Plani i blerjes u hartua në gusht dhe përfshin fonde nga aleatë të tjerë. Totali vlerësohet në 500 milionë dollarë.
“Kanadaja do të blejë një paketë aftësish kritike ushtarake të siguruara nga Shtetet e Bashkuara sipas Listës së Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, në partneritet me aleatë të tjerë të NATO-s”, tha një deklaratë nga departamenti i McGuinty. “Kontributi i Kanadasë në këtë paketë PURL do të jetë 200 milionë dollarë” shtoi ai.
Kjo vjen pas ankesës së Trumpit se SHBA-j po mban shumë barrë në furnizimin e Ukrainës me armë. Plani PURL do të përmbushë “nevojat urgjente ushtarake të Ukrainës duke siguruar aftësi kritike që Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë në vëllime më të mëdha se sa vetëm Evropa dhe Kanadaja”, thuhet në deklaratë.
“Duke kontribuar në këtë paketë PURL në partneritet me aleatët tanë, ne po sigurojmë që Ukraina të marrë aftësitë e përparuara që i nevojiten urgjentisht për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe për të mbrojtur popullin e saj. Ky kontribut pasqyron angazhimin e palëkundur të Kanadasë ndaj Ukrainës, ndaj aleatëve tanë të NATO-s dhe ndaj sigurisë së rajonit euroatlantik”, tha McGuinty.
Kanadaja ka angazhuar 22 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga shkurti i vitit 2022, thuhet në deklaratë.








