Kanali Suez: Përpjekjet për të zhvendosur anijen e bllokuar vazhdojnë

Anija gjigande me kontejnerë mbetet e bllokuar në Kanalin e Suezit pasi përpjekjet për ta zhvendosur atë ditën e shtunë dështuan.

Zyrtarët e kanalit thanë megjithatë se ishte bërë njëfarë progresi dhe se ata shpresonin që anija të kthehej në det përsëri të dielën në mbrëmje. Ever Given është bllokuar në kanalin e Suezit – një nga rrugët më të ngarkuara të transportit në botë – që nga e marta. Më shumë se 300 anije janë bllokuar në të dy anët e bllokadës. Disa anijeve iu është dashur të ndërrojnë drejtimin. Të shtunën rreth 20,000 ton rërë u larguan dhe 14 rimorkiatorë tërhoqën dhe shtynë anijën Ever Given në mënyrë që ta zhvendosnin atë. /Mesazhi.com