Ballina Sport Futboll Kane fiton “Këpucën e Artë” të Evropës

Kane fiton “Këpucën e Artë” të Evropës

Harry Kane edhe zyrtarisht e ka fituar “Këpucën e Artë” të Evropës për sezonin 2025/26, pasi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet evropiane.

Për sulmuesin anglez, kjo është hera e dytë në karrierë që shpallet golashënuesi më i mirë pasi këtë çmim e kishte fituar edhe për sezonin 2023/24.

Kane sezonin e shkuar realizoi 36 gola në Bundesligë, duke e udhëhequr Bayernin drejt titullit të kampionit.

Vetëm Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, e kanë fituar këtë çmim më shumë herë se Kane, të cilit trofeu do ti dorëzohet më datën 19 gusht në ceremoninë zyrtare që do të mbahet në muzen e Bayern Munchenit.

Kane 33-vjeçar është njëri prej sulmuesve më produktiv në Evropë, ndërsa pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën gjermane.