Kanosi përmes rrjeteve sociale një mashkull, arrestohet shtetasja zvicerane në Viti

Një shtetase zvicerane në Viti është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje një mashkulli kosovar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në çantën e të dyshuares është është gjetur dh konfiskuar një sasi e substancës narkotike.

Derisa thuhet se pas intervistimit e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./