Karta e re grafike buxhetore e AMD performon në një nivel me RX 6700 XT

Presim që RX 7600 që kushtojë rreth 300 dollarë.

CEO e AMD Lisa Su konfirmoi së fundi se kompania do të lançonte brenda pak javësh modele të reja kartash grafike me arkitekturën RDNA 3 ku sytë e të gjithëve janë nga Computex muajin e ardhshëm.

Por ashtu është spekuluar se Nvidia do të lançon RTX 4060 Ti rreth së njëjtës periudhë me AMD ndërsa të dyja modelet raportohet se vinë me 8GB RAM, një zhgënjim më vete ku shumica e lojërave AAA kërkojnë rreth 10-12GB për të luajtur në cilësi të lartë.

Tashmë një fotografi e RTX 7600 është postuar online në vitrinat e dyqaneve në Azi. Paketimi përmend çipin grafik Navi 33 me 32 njësi përpunimi RNDA 3 (2048 njësi shader) dhe 32MB Infinity Cache.

Një raportim i kohëve të fundit thoshte se karta grafike do të ketë performancë të ngjashme me RX 6650 XT të gjeneratës së kaluar por memoria prej 8GB RAM do ta kufizojë ndjeshëm në tituj si Forspoken, The Last of Us Part I, Hogwarts Legacy apo The Callisto Protocol.

Personi që ka fotografuar kartën grafike tha se çmimi në vitrinë i RX 7600 ishte 249 dollarë që duket e pabesueshme. Një RX 6650 XT me të cilën do të konkurrojë karta e re kushton të paktën 270 dollarë ndërsa RX 6700 XT ngjitet mbi 330 dollarë.

Presim që RX 7600 që kushtojë rreth 300 dollarë.