Ministria e Jashtme e Katarit tha se marrëveshja, e rregulluar në bashkëpunim me Francën, do të parashikojë dërgimin e ilaçeve dhe ndihmave të tjera humanitare për civilët në “zonat më të prekura dhe më të cenueshme” të Gazës në këmbim të dërgimit të ilaçeve për robërit izraelitë të mbajtur në Gaza.
Zëdhënësi i ministrisë, Majed al-Ansari, tha se ilaçet dhe ndihmat do të nisen nga Doha të mërkurën për në Egjipt, përpara se të transportohen në Gaza.
“Dr. Al-Ansari theksoi vazhdimin e përpjekjeve me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë… veçanërisht në çështjet humanitare dhe evakuimin mjekësor, në kuadër të përpjekjeve të Katarit për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga ministria e jashtme.








