Ministri i Energjisë së Katarit, Saad Sherida Al-Kaabi, ka thënë se vendi i tij nuk do të zgjedhë anë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, por do të vazhdojë ta furnizojë Evropën me gaz.
Al-Kaabi tha se këto komente bëhen nga perspektiva biznesore.
“Nga perspektiva biznesore, ne nuk zgjedhim anë”, ka thënë Al-Kaabi për CNN.
Katari është pikë kyçe për blerjen e gazit nga shtetet evropiane, veçanërisht pasi disa nga vendet kanë ndaluar importimin e gazit rus. /koha



