Katër pacientë të shëruar nga COVID-19 lirohen nga Klinika Infektive

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai përmes një postimi në fcb ka  bërë të ditur se prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.

Ky është postimi i tij:

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 46 raste janë në gjendje stabile

• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.