Katër persona të lënduar në një aksident në Vragoli

Katër persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Vragoli, pasditen e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Zyrtari për Informim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Bajram Krasniqi.

Njësitet Policore janë në vend të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e mëtutjeshme.