Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Katër persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur mesditën e së hënës në Gllarevë të Klinës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në aksident janë përfshirë tre vetura.

Ai ka theksuar se lëndimet e personave të përfshirë nuk janë serioze.

”Lëndimet nuk janë serioze”, tha Gashi