Ballina Lajmet Kosovë Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Katër persona janë vrarë gjatë një jave në Kosovë.

Dy të vrarë është bilanci i rastit të së dielës në fshatin Majac të Podujevës.

Një burrë ka mbetur i vrarë dhe është gjetur pa shenja jete në veturë, kurse plagëve të marra nuk ka arritur t’u mbijetojë as një 71-vjeçare e cila ka vdekur në ShSKUK.
Për këtë rast është e dyshuar një 31-vjeçare, e cila gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte qëlluar edhe veten.
Ndërsa, të shtunën një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës.

I dyshuari që është arrestuar për këtë rast, sipas Policisë, është vëllai i viktimës.

Të hënën e javës që shkoi një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjakovë.