Katër persona, mes tyre një fëmijë, janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi një automjet në rrugën Al-Nafaq, në qytetin e Gazës.
Sipas burimeve mjekësore në Rripin e Gazës, sulmi ndodhi gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i luftës në Gaza ka arritur në 72,336 të vrarë, ndërsa 172,213 persona janë plagosur. /mesazhi




