Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur

Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur

Sot janë bërë katër vjet, që kur në orët e para të mëngjesit, ukrainasit nisën të zgjoheshin nën alarmet e nisjes së pushtimit të plotë rus.

Në Kiev pati eksplodime të shumta. Sulmi, për të cilin pati paralajmërime të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçse kishte nisur.

Dita shokuese, që e zhyti Evropën në konfliktin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, shënon sot katërvjetorin.

Ngjarje përkujtimore planifikohen në vene si Bucha, ku ushtarët rus kryen masakra mbi civilët ukrainas. Liderë e politikanë nga e gjithë Evropa pritet ta vizitojnë Kievin gjatë ditës.

Teksa ukrainasit po e përballojnë një prej dimrave më të vështirë ndonjëherë, ka ndjenjë lodhjeje se lufta ka zgjatur shumë, por edhe vendosmëri që të mos dorëzohen.

Një tjetër rund bisedimesh pritet të mbahet – me gjasë të enjten në Gjenevë.