KEDS-i dhe Elektroseveri nënshkruajnë kontratë, Lajçak: Hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot KEDS-i dhe Elektroseveri kanë nënshkruar kontratën komerciale.

Lajçak tha se ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë.

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur”, tha Lajçak në “X”.