Keir Starmer dha zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe, pasi Mbreti Charles III pranoi dorëheqjen e tij, njoftoi Pallati Buckingham, transmeton Anadolu.
“Keir Starmer pati një audiencë me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lordi i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij pati mirësinë ta pranojë”, thuhet në deklaratën e pallatit.
“Puna ime ka përfunduar”, tha Starmer në fjalimin e tij të fundit si kryeministër para ndërtesës 10 Downing Street.
Ai i uroi pasardhësit të tij, Andy Burnham, “çdo sukses” dhe falënderoi stafin e Downing Street dhe bashkëshorten e tij, Victoria, për mbështetjen.
Burnham, lideri i Partisë Laburiste, do të bëhet kryeministri i ri më vonë gjatë së hënës.







