Një recetë e shijshme dhe perfekte për të gjithë ata që nuk i rezistojnë dot ëmbëlsirave.
Keku i zier në sherbet dhe i mbushur me krem është një nga ëmbëlsirat që do t’ju pëlqej më shumë.
Buka e zhytur në sherbet të karamelizuar dhe kremi i freskët bëjnë një nga kombinimet më të përkryera që nuk duhet ta humbisni.
Përbërësit për bukën e kekut
- 20 g maja
- 2 lugë gjelle me gjalpë
- 1 lugë gjelle me sheqer pluhur
- 1 filxhanë çaji me qumësht
- 2 vezë
- 300 g miell
Përbërësit për sherbetin dhe kremin
- 4 gota e gjysmë me sheqer
- 4 gota e gjysmë me ujë
- 1 lugë gjelle me lëng limoni
- 500g krem djathi apo Mascarpone
- 3-4 lugë gjelle me qumësht
- Lëkura e një limoni
Përgatitja
- Filloni me përgatitjen e bukës së kekut pasi duhet të jetë i ftohtë.
- Në një tas të madh shtoni majanë, sheqerin dhe qumështin e vakët dhe përzjejeni derisa të krijohet ajka në sipërfaqen e tij.
- Kur majaja të jetë aktivizuar shtoni gjalpin e shkrirë dhe përzjejini mirë.
- Ndërkohë në një tas tjetër rrihni mirë vezët dhe shtojini tek qumështi me maja.
- Duke e përzierë filloni të shtoni pak e nga pak miellin gjithmonë duke e përzierë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
- Kur të formohet brumi kalojeni të në një tavë të lyer më gjalpë dhe të spërkatur me miell.
- Piqeni në furrë të ngrohur me 180-200 gradë.
- Piqeni derisa sipërfaqja e kekut të ketë marrë një ngjyrë të artë të thellë.
- Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas futeni në frigorifer që të thahet.
- Nëse doni një rezultat më të mirë, bukën e kekut mund ta përgatisni edhe një ditë mëparë dhe ta lini në frigorifer.
- Ndërkohë përgatisni kremin që ju duhet për mbushjen e kekut.
- Merrni kremin e djathit ose Mascarpone (mund ta gjeni në të gjithë supermarketet) dhe hidheni në një tas.
- Aty shtoni lëkurën e një limoni dhe qumështin.
- Me rrahësin elektrik përzjejeni derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe e plotë.
- Mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer.
- Tani është koha ë përgatitjes së sherbetit të karamelizuar.
- Në një tavë pak më të madhe se ajo ku poqët kekun hidhni sheqerin e nevojitur në recetë.
- Vendoseni tavën në zjarr mesatar dhe përzjejeni sheqerin me lugë druri derisa të karamelizohet.
- Shtoni ujin dhe përzëri përzieni.
- Mos u shqetësoni nëse karameli ngurtësohet, pasi do të shkrihet përsëri sapo uji të vlojë.
- Kur sherbeti të jetë mpiksur dhe të ketë marrë një ngjyrë karameli të fortë është koha për të nxjerrë kekun nga frigoriferi.
- Sigurohuni që ta prisni bukën e kekut në mes për të krijuar dy shtresa të rrumbullakëta.
- Futini ato në tavën me sherbetin që po zien dhe me një lugë merrni nga sherbeti dhe njomni bukën.
- Vazhdoni të bëni këtë gjë derisa të shihni që buka e ka përthithur sherbetin.
- Më pas kur të ketë mbetur shumë pak nga sherbeti i karamelizuar, largojeni nga zjarri dhe lëreni derisa të ftohet në tavë.
- Kur keku të jetë ftohur, ai do të ketë përthithur të gjithë sherbetin dhe do të jetë i butë dhe poroz.
- Në një pjatë të sheshtë vendosni me kujdes pjesën e parë të kekut.
- Me kremin që përgatitët krijoni një shtresë mbi sipërfaqen e saj.
- Përdoreni të gjithë sasinë e kremit.
- Më pas vendosini dhe pjesën tjetër të kekut dhe mund ta spërkatni ose me arra të shtypura ose me lëkura limoni.
- Ëmbëlsirën futeni për pak në frigorifer dhe mund ta shërbeni për të mrekulluar që të gjithë.








