Keksa për çaj .

Këta janë keksat ‘royal’ të danezëve. Një recetë shumë e shijshme, dhe që mund të shërbehn me cfarëdo lloj caji që dëshironi.

Nëse dëshironi që keksat të jenë më të trashë shtoni edhe 1 apo 2 lugë gjelle miell në brum.

  • 1 vezë
  • 2 shkopinj gjalpë
  • 1 gotë sheqer pluhur
  • 2 gota miell
  • 2 lugë çaji vanilla sheqer

Nxeni furrën. Përzini të gjithë përbërësit në një enë, me mikser elektrik. Përzini në shpejtësi të ulët. Mbushni një qese kremi (ajo që dekorojmë me shllag ëmbëlsirat) me brumin e krijuar. Dhe bëni çfarë forma të dëshironi në tepsi. Pjekni për 8-10 minuta.