Kelmendi në gjysmëfinale përball xhudistës nga Japonia

Majlinda Kelmendi siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kosovarja tashmë ka mësuar edhe kundërshtaren në këtë raund, që do të jetë Ai Shishime nga Japonia. Kjo e fundit mposhti rusën, Natalia Kuziutina.

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet mes Natsumi Tsunoda dhe Gili Cohen nga Izraeli. Faza finale nis nga ora 16:00.