“Kemi nevojë për depolitizim të sistemit arsimor”

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se pjesa e menaxhimit arsimor ka nevojë për depolitizim.

Kjo sipas tij, do të jetë pika kyçe synimeve të ministrisë që drejton. Numri një i arsimit në Kosovë ka theksuar poashtu se zgjedhja e drejtorëve të shkollave do të bëhet pa ndikime politike.

Ai theksoi se sigurimi i cilësisë mbetet sfidë në të gjitha nivelet.“Kemi nevoje të diskutojmë për të arriturat por edhe sfidat. Plani strategjik ka rëndësi të madhe. Shfletimi i këtij vlerësimi do të na qet të mirat që janë realizuar, por edhe sfidat. Janë paraqitur pengesa të ndryshme. Një nga to është mungesa e buxhetit. Pavarësisht sfidave nga sot do të marrim energji të reja që ky plan të zbatohet në përpikëri dhe të arrihen objektivat. Edhe vlerësimi i brendshëm”.

Këto deklarata, ai i bëri në punëtorinë për vlerësimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë – PSAK 2017, që u organizua nga MAShT në mbështetje të GIZ-it gjerman.