Ballina Auto Kërkesa rekord për Ferrari, dorëzimet shtyhen për në 2028

Kërkesa rekord për Ferrari, dorëzimet shtyhen për në 2028

Pavarësisht debatit rreth modelit të ri Luce, kërkesa për veturat Ferrari mbetet shumë e lartë.

Kompania njofton se porositë për vitin 2027 janë mbushur plotësisht, ndërsa klientët e rinj do t’i marrin automjetet e tyre jo më herët se viti 2028.

Ferrari thotë se kërkesa është e fortë në të gjitha tregjet, ndërsa modelet e reja si Amalfi, Luce dhe 12Cilindri Manuale po zgjerojnë gamën e kompanisë.

Në gjysmën e parë të vitit 2026, Ferrari dorëzoi 6,802 automjete, pak më pak se një vit më parë, ku 70% ishin modele me motor me djegie të brendshme dhe 30% hibride.

CEO Benedetto Vigna deklaroi se Ferrari ka tani “gamën më të plotë në histori”, ndërsa kompania mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë së saj për të ruajtur ekskluzivitetin, duke kufizuar prodhimin dhe duke mbështetur kërkesën e lartë.