Këta janë dy vëllezërit e vrarë në Pejë

Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, janë dy të vrarët mbrëmë në Krushevc të Pejës.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se vrasja ka ndodhur në një mal për arsyeje ende të panjohura.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e krimit ku kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje të rëndë.

Viktimat janë nga fshati Kosuriq i Pejës dhe trupat e tyre tashmë ndodhet në obduksion.

Në 2006 ishin vrarë edhe dy vëllezër nga kjo familje

Klan Kosova mëson se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kryshevc të Pejës dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Burime të Klan Kosovës brenda Policisë bëjnë të ditur se viktimat i takojnë familjes Berisha të Kosuriqit të Pejës.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia.