Ballina Artikuj Këtë shtëpi e ka ndërtuar një kontraktor, jo një inxhinier!

Këtë shtëpi e ka ndërtuar një kontraktor, jo një inxhinier!

Shejkh Muhamed El-Gazali

Më tha: Këtë shtëpi e ka ndërtuar një kontraktor, jo një inxhinier!
E pyeta: Si e kuptove këtë?
Më tha: Shiko numrin e kolonave, gjerësinë e tyre dhe trashësinë e qosheve. Të gjitha këto tregojnë për dikë që ka dashur të sigurohet sa më shumë, duke shtuar numrin dhe përmasat e tyre, pa pasur domosdoshmërisht nevojë reale për to.
Ndërsa inxhinieri është ekspert. Ai e ndërton projektin e tij mbi dije të sakta dhe të besueshme. Prandaj, përdor sasinë e nevojshme: as më shumë dhe as më pak.
Kontraktori, ndërkaq, duke mos u mbështetur në të njëjtin nivel ekspertize, mund ta ndërtojë gjykimin mbi hamendësime dhe interpretime personale. Për këtë arsye, ai priret të marrë në konsideratë çdo masë paraprake të mundshme, vetëm që të ndihet i sigurt.
Në atë çast m’u kujtua fjala e Sufjan Eth-Theuriut, e cila përshkruan në mënyrë të jashtëzakonshme fekihun (juristin) e vërtetë:
“Fikhu është lehtësim që buron nga diçka e sigurt; ndërsa ashpërsinë, atë di ta bëjë çdokush.”
——–
Shejkh Muhamed El-Gazali