Shpenzon dekada të tëra duke zbërthyer misteret e natyrës, duke studiuar inxhinierinë dhe mjekësinë për të shpëtuar jetë e për të ndërtuar qytete, e pastaj, në një çast të vetëm çmendurie, mblidhet për të masakruar mijëra njerëz të llojit të vet, nën parulla madhështore dhe me justifikime të pabaza.
Lufta është krimi më i tmerrshëm që kryhet në emër të qytetërimit dhe përgënjeshtrimi i hapur i të gjitha pretendimeve tona për përparim dhe racionalitet.
Feja, shkencat dhe filozofia mbeten të papërmbushura, nëse nuk mbjellin në zemrat tona urrejtjen ndaj vrasjes dhe padrejtësisë. Njeriu nuk do të ketë kurrë vlerë dhe dinjitet të vërtetë, derisa të kuptojë se shkalla më e lartë e urtësisë qëndron në ruajtjen e jetës dhe në lehtësimin e vuajtjeve të të pafajshmëve.”
Hoxhë Halil Avdulli








