Ballina Artikuj Kurani si mesazh përtej kohës dhe vendit

Kurani si mesazh përtej kohës dhe vendit

Hoxhë Halil Avdulli

A nuk e ke parë atë i cili polemizoi me Ibrahimin për Zotin e tij?”

Pse Kurani përdor kaq shpesh përemrat lidhor, 1442 herë, në shume raste vend që të thuhet emri i personit, thuhet: «Ai ose ajo që…», «i cili e cila…».

Ky stilë gjuhësor e zhvendos vëmendjen nga identiteti i personit te veprimi, karakteri se cilësitë e tij.

Për shembull, Kurani nuk thotë: «A nuk e ke parë Nemrudin, i cili polemizoi me Ibrahimin për Zotin e tij?», por thotë:
«A nuk e ke parë atë që polemizoi me Ibrahimin për Zotin e tij?» (El-Bekare, 258).

Sipas kësaj qasjeje, Kurani përdor peremrave në vend te emrave për ta ruajtur karakterin e tij universal.

Kështu, rrëfimi mbetet i hapur për reflektim edhe pas shumë shekujsh.
Ne nuk jemi Nemrudi, por a mund të shfaqët tek ne mendjemadhësia e tij .
Shume njerëz nuk ishin kundërshtarëve të Profetit ﷺ, por ata mund të jene i njëjti model refuzimit të së vërtetës.

Një mësim tjetër që mund të nxjerrim është se nuk duhet ta personalizojmë çdo konflikt.

Kurani na mëson të përqendrohemi te parimi, sjellja dhe e vërteta, në vend që ta kthejmë çdo debat në një sulm ndaj personit.

Për shembull, në ajetin për Ibrahimin, Allahu na tregon se kundërshtari i tij ishte mashtruar nga pushteti që i ishte dhënë. Ai e përdori sundimin e vet si argument kundër së vërtetës dhe si një mirësi e dhënë nga Allahu mund të keqpërdoret.

Nga emri te kuptimi
Ky tregim na mëson një leximin të thellë te Kuranit: jo gjithmonë duhet të pyesim vetëm «Kush ishte ky person?»,

Emri mund të na tregojë se kush ishte një njeri në histori, por cilësia dhe vepra e tij na ndihmojnë të kuptojmë edhe veten.

Prandaj le te kalojmë:
kërkimi i emrave te kuptimi i mesazhit,
nga identifikimi i personave te analiza e sjelljeve dhe
nga një ngjarje e së kaluarës te mësimi që mbetet i vlefshëm për të ardhmen.

Hoxhë Halil Avdulli