Këto janë të gjitha ndeshjet e Ligës së Evropës, shqiptarët në “aksion”

Champions Legue, është radha e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, Europa League.

Ditën e sotme do luhen ndeshjet e dyta, ku 32 ekipet pjesëmarrëse do të zbresin në fushë.

Padyshim që  nuk mungojnë takimet interesante si ato mes Real Sociedat – Monaco apo Celtic- Leverkusen.

Në fushë sonte pritet të zbresin edhe shumë futbollistë shqiptar, pasi Legia e Mucit dhe Kastratit  do të ndeshet me Licesterin, Ferencvarosi Myrto Uzunit do të përballet me Real Betis dhe Lazio e Hysajt, Muriqit dhe Strakoshës do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës.

Tetë ndeshje do të nisin në orën 18:45 dhe tetë të tjera në orën 21:00.