KFOR përfundon punimet në kampin Bondsteel, rrit gatishmërinë dhe aftësitë operacionale

KFOR ka njoftuar për disa punime që janë duke përfunduar në kampin Bondsteel në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, KFOR tha se projektet e tilla përmirësojnë kampin dhe kontribuojnë në gatishmërinë e njësive për t’i mbajtur pajisjet active, të afta në aspektin operativ.

“Përpjekje të tilla rrisin aftësitë operacionale dhe mbështetëse dhe pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka njoftuar KFOR.