Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

A map of China is seen through a magnifying glass on a computer screen showing binary digits in Singapore in this January 2, 2014 photo illustration. Picture taken January 2, 2014. REUTERS/Edgar Su (SINGAPORE - Tags: SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS TELECOMS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX174Q6

Pekini dhe Uashingtoni shpeshherë kanë shkëmbyer akuza për sulme kibernetike me Kinën e cila është më e drejtpërdrejtë në deklarata.

Kina akuzoi një agjenci Amerikane të spiunazhit për hakimin e një universiteti shtetëror me programe kërkimore hapësinore.

Agjencia Amerikane e Sigurisë ka realizuar sulmin ndaj Universitetit Politeknik Veriperëndimor në Xian të Kinës tha Qendra Kineze e Përgjigjes të Emergjencave të Sigurisë përmes një deklarate.

Një ekip prej 360 ekspertësh sigurie analizuan sistemet e informacionit të universitetit pas një sulmi në Qershor shtoi qendra.

Në deklaratë thuhet se NSA ka realizuar mbi 10 mijë sulme kibernetike ndaj objektivave Kinezë duke grumbulluar mbi 140GB të dhëna shumë të rëndësishme.

Ambasada Amerikane në Pekin dhe NSA nuk reaguan ndaj kësaj deklarate. Pekini dhe Uashingtoni shpeshherë kanë shkëmbyer akuza për sulme kibernetike me Kinën e cila është më e drejtpërdrejtë në deklarata.

Akuzave të SHBA, Kina i është përgjigjur duke u viktimizuar. Së fundi Pekini ka ndryshuar strategji duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë SHBA për sulme kibernetike.

Kjo lëvizje shihet si një manovër diplomatike për të fituar iniciativën ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të cilët prej vitesh kanë akuzuar Kinën për sulme kibernetike. /PCWorld Albanian