Kina kërkon nga SHBA lirimin “e menjëhershëm” të Maduros dhe një zgjidhje përmes negociatave

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të lirojnë menjëherë presidentin venezuelas, Nicolas Maduro, dhe bashkëshorten e tij, dhe të zgjidhin situatën në Venezuelë përmes dialogut dhe negociatave.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare, ministria thekson se SHBA duhet të sigurojë gjithashtu sigurinë personale të Maduros dhe bashkëshortes së tij, duke e cilësuar deportimin e tyre si një shkelje të së drejtës dhe normave ndërkombëtare.

Deklarata e Pekinit vjen pas reagimeve ndërkombëtare të shumta për operacionin amerikan ndaj Venezuelës, duke kërkuar zgjidhje paqësore dhe respekt për sovranitetin e vendit. /mesazhi