Kina ndalon përdorimin e iPhone nga zyrtarë të agjencive shtetërore

Ndërsa lëvizja vë në shënjestër smartfonët e kompanive të huaja, Apple bie në sy për shkak se Kina është një prej tregjeve më të mëdha të gjigantit të iPhone.

Qeveria Kineze ka ndaluar përdorimin e brendeve të huaja të telefonëve përfshirë iPhone nga zyrtarët e agjencive shtetërore sipas një raporti të The Wall Street Journal.

Duke cituar burime anonime, artikulli i WSJ thotë se Kina kërkon të ndërpresë varësinë e vendit ndaj teknologjive të huaja duke rritur sigurinë kibernetike si dhe mbrojtur të dhënat e ndjeshme nga rrjedhja tek qeveritë e huaja.

Ndërsa lëvizja vë në shënjestër smartfonët e kompanive të huaja, Apple bie në sy për shkak se Kina është një prej tregjeve më të mëdha të gjigantit të iPhone.

Në të njëjtën kohë pjesa më e madhe e zinxhirit prodhues dhe furnizues të iPhone është në Kinë edhe pse Apple po përpiqet ta diversifikojë duke zhvendosur një pjesë të tij në Indi.

Me Kinën si pjesë e madhe e biznesit të saj, Apple ka bërë ndryshime në softuerin e iOS në të kaluarën për t’ju përshtatur kërkesave të vendit siç është kufizimi i kohës së AirDrop në 10 minuta dhe heqja e flamurit Tajvanez.