Kina po përballet me të parën nga tri valët e pritshme të COVID këtë dimër

Rrugët e qyteteve të mëdha kineze janë jashtëzakonisht të qeta, sepse njerëzit po qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga virusi korona, i cili ka goditur qendrat urbane nga veriu në jug të vendit dhe së fundmi numri i të infektuarve po rritet.

Kryeepidemiologu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Wu Zunyou, tha se Kina aktualisht po përballet me të parën nga tre valët e pritshme të epidemisë së koronavirusit këtë dimër.

Siç tha ai, epidemia mund të përhapet duke pasur parasysh që njerëzit udhëtojnë më shumë gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor muajin e ardhshëm.

Kina nuk ka raportuar asnjë vdekje të vetme që nga 7 dhjetori, kur papritmas hoqi shumicën e kufizimeve kyçe të politikës së saj të tolerancës zero ndaj Covid.

Të shtunën janë regjistruar 2097 raste të reja simptomatike të infeksionit.